Deputeti shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi, shprehet se vizita e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në Luginë përbën një moment të rëndësishëm për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
“Kjo vizitë është një shprehje e përkushtimit institucional të Shqipërisë ndaj bashkëkombësve të saj, si dhe një mesazh i qartë i mbështetjes për ruajtjen e identitetit, të drejtave dhe zhvillimit të komunitetit shqiptar në këtë trevë”, shkruan Kamberi.
Postimi i plotë:

