“Të mos përdoren tabulatet e zbardhura nga telefoni im”/ Monika Kryemadhi në GJKKO: Celulari u sekuestrua në mënyrë të paligjshme. Më kontrolluan dhomën e gjumit…

by Nexhat

Ish-deputetja Monika Kryemadhi i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme (GJKKO) shpalljen të papërdorshme të tabulateve të zbardhura nga telefoni i saj celular, i cili është sekuestruar gjatë hetimeve.

Në seancën gjyqësore, Kryemadhi ka pretenduar se marrja e të dhënave nga telefoni i saj është bërë në mënyrë të paligjshme, pasi në kohën kur është kryer sekuestrimi ajo ka mbajtur mandatin e deputetes.

banner

Sipas saj, një provë e marrë në shkelje të procedurave ligjore nuk mund të përdoret në procesin gjyqësor.

“Celulari është sekuestruar në mënyrë të paligjshme. Në atë periudhë kam qenë deputete dhe marrja e një prove në mënyrë të paligjshme e bën atë të papërdorshme”, mësohet të ketë deklaruar Kryemadhi përpara gjykatës.

Arsyetimi i saj është se pavarësisht se ajo i vuri në dijeni agjentët e BKH-së se celulari i sekuestruar ishte i saji, ata gjithsesi e sekuestruan.
“Organi i akuzës nuk duhej të vinte për kontroll në banesën time, pasi unë isha deputete. Organi i akuzës e dinte që ne jetonim në një banesë. Organi i akuzës e dinte që, kur është bërë kontrolli, është kontrolluar dhoma ime e gjumit, pavarësisht se ishte në emër të Fatime Kryemadhit”, tha ajo

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy