VLEN mblidhet pasi zyrtarët e tyre u ndaluan në Qafë Thanë, akuza ndaj Ambasadës së Shqipërisë në Shkup dhe BDI’së

by Nexhat

Të mërkurën tre zyrtarë qeveritarë janë ndaluar në pikën kufitare Qafë Thanë dhe nuk janë lejuar të futen në territorin e shtetit të Shqipërisë.

Pas kësaj situate është mbledhur VLEN duke theksuar se:” marrëdhëniet me Shqipërinë, komunikimi institucional dhe bashkëpunimi ndërshqiptar nuk guxojnë të bëhen viktimë e interesave të ngushta partiake”.

banner

Në reagim thuhet se “Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, Kosovë dhe në rajon kanë nevojë për më shumë unitet, më shumë besim dhe më shumë përgjegjësi të përbashkët. Pikërisht për këtë arsye, çdo përpjekje për spiunim, dezinformim, insinuata politike apo cenim të marrëdhënieve ndërshqiptare është e dëmshme, e papërgjegjshme dhe në kundërshtim me interesin e shqiptarëve”.

Tutje, në reagim thuhet se “BDI-ja, në mungesë të rezultateve dhe vizionit, edhe një herë përpiqet që përmes konstruksioneve të orkestruara të krijojë mosbesim, insinuata, konfuzion dhe një perceptim të rremë. Kjo nuk është patriotizëm. Kjo është nervozë politike e shndërruar në dëm për interesin e përbashkët të shqiptarëve”.

“VLEN respekton Ambasadën e Republikës së Shqipërisë si institucion dhe respekton çdo komunikim institucional ndërmjet dy shteteve, pavarësisht situatave faktike kur individë të caktuar u shërbejnë interesave të grupeve politike. Institucionet janë më të mëdha se politika ditore, ndërsa marrëdhëniet ndërshtetërore dhe ndërshqiptare nuk guxojnë të reduktohen në interesat e individëve apo të grupeve të tilla partiake”, vijon tutje reagimi.

Reagimi i plotë:

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy