106 vjet nga themelimi i Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë

by Nexhat

10 korriku është dita e themelimit të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë (10 korrik 1920).

Si bërthamë e saj shërbeu fondi i bibliotekës së “Komisisë Letrare Shqipe”. Më 1920 ky fond u vendos në Ministrinë e Ar­simit. Mbas vitit 1920 u bënë përpjekje për pasurimin e këtij fondi, si dhe për rior­ga­ni­zimin e bibliotekës si institucion kombëtar.

banner

Në momentin e përurimit si BKSH, 1922, ajo kishte rreth 6.000 vëllime. Për periudhën e paraluftës, spikat veprimtaria e saj në vitet e Mbretërisë Shqiptare (1928-1937), kur ins­titucioni drejtohej nga atdhetari dhe lëvruesi i gjuhës shqipe Sotir Kolea.

Në këtë datë të rëndësishme për historinë e institucionit më të lartë bibliotekar e kulturor të vendit, Biblioteka Kombëtare njoftoi rikthimin e revistës shkencore BIBLIOTHECÆ, organit zyrtar të saj, pas 16 vitesh mungesë.

Biblioteka Kombëtare ftoi studiues, bibliotekarë, arkivistë, muzeologë, specialistë të informacionit dhe kërkues nga fusha të ndryshme të dërgojnë punimet e tyre për numrin e ri të kësaj reviste.

BIBLIOTHECÆ mirëpret punime në fusha si:

  • Bibliotekonomia dhe shkenca e informacionit;
  • Bibliografia dhe kontrolli bibliografik;
  • Trashëgimia dokumentare e kulturore;
  • Arkivat dhe muzetë;
  • Digjitalizimi dhe humanitetet digjitale;
  • Historia e librit dhe e bibliotekave;
  • Kultura e leximit dhe studime ndërdisiplinore

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy