Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sërish për koncertin e mbrëmshëm të Kanye West në Tiranë, i cili u shoqërua me polemika të shumta mes pakënaqësive të qytetarëve që qeveria vendosi të shpenzojë miliona për këtë ngjarje.
Ai tha se ngjarja “u bë një motiv ndasie shumë të egër, ku një furi dhune dhe marrëzie u lëshua kundër një koncerti”.
Rama tha në një video të publikuar në Facebook se kjo ngjarje “gjeneron ekonomi, turistë dhe tërheq konsumatorë”.
“Shqipëria e sotme nuk duhet vetëm të pyes sa kushton. Shqipëria e sotme, që synon Ligën e Kampionëve të Mesdheut turistik duhet të pyes me patjetës sa vlerë krijohet nga ky investim”, tha ai.
Rama tha se varfërua nuk luftohet “duke mos bërë koncerte”
“Varfëria nuk luftohet vetëm duke mos bërë koncerte, por duke bërë edhe koncerte. Sepse një vend nuk bëhet kurrë dot i pasur duke menduar vetëm për barkun, e jo edhe për shpirtin. Mirëqenia rritet duke krijuar vlerë, duke tërhequr kapital, ide, njerëz, dhe mbi të gjitha, duke qenë aktorë protagonist, jo spektator pasivë të botës ku jetojmë”.

