“Rama-Berisha, ortakë”/ Opozita bojkotoi seancën plenare, Salianji: Shërbimi më i madh që mund t’i bëhet kryeministrit! Sot Kuvendi duhet të ziente

by Nexhat

Ish-deputeti Ervin Salianji, ka reaguar në lidhje me bojkotin që opozita i ka bërë seancës së sotme penale.

Në një postim në rrjetet sociale, Salianji shkruan se bojkoti është shërbimi më i madh që mund t’i bëhet kryeministrit Edi Rama, në këtë kohë që Salianji i quajti më të zezat e qeverisë.

banner

“Sot Parlamenti duhej të ziente. Duhej të ishte arena ku një qeveri e kalbëzuar dhe e rrënuar moralisht të vihej me shpatulla pas muri. Sot Partia Demokratike duhej ti jepte zë zemërimit të qytetarëve dhe të rinjve që kanë ngritur dhe po mbajnë në këmbë revoltën më të gjatë popullore të viteve të fundit në Shqipëri. Por, mesa duket, interesi personal i Sali Berishës nuk e lejon Partinë Demokratike të marrë frymë, të përmbushë misionin e saj opozitar dhe të përfaqësojë qytetarët”, shkruan Salianji.

Postimi i plotë:
Bojkoti i seancës parlamentare është shërbimi më i madh që mund ti bëhet Edi Ramës.
Në ditët më të zeza të kësaj qeverie, kur qytetarët janë në revoltë dhe aferat korruptive janë ekspozuar njëra pas tjetrës, Sali Berisha zgjedh edhe një herë ti vijë në ndihmë Edi Ramës, duke u sjellë si bashkëortak dhe pjesë e bashkëqeverisjes!
Sot Parlamenti duhej të ziente. Duhej të ishte arena ku një qeveri e kalbëzuar dhe e rrënuar moralisht të vihej me shpatulla pas muri. Sot Partia Demokratike duhej ti jepte zë zemërimit të qytetarëve dhe të rinjve që kanë ngritur dhe po mbajnë në këmbë revoltën më të gjatë popullore të viteve të fundit në Shqipëri.
Por, mesa duket, interesi personal i Sali Berishës nuk e lejon Partinë Demokratike të marrë frymë, të përmbushë misionin e saj opozitar dhe të përfaqësojë qytetarët.
Prandaj kërkohet ndryshim. Prandaj gjithnjë e më shumë qytetarët kërkojnë largimin e dyshes bashkëqeverisëse Rama–Berisha.
Ndryshimi do të vijë, sepse tashmë ortakeria e tyre politike është ekspozuar hapur para syve të shqiptarëve. Ata nuk janë më alternativë kundër njëri-tjetrit, janë garancia e mbijetesës së njëri-tjetrit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy