Si çdo ditë qëndrese, sot në ditën e saj të 45-të, aktivistë dhe qytetarë kanë nisur grumbullimin fillimisht në sheshin “Skënderbej”, në orën 19:00, dhe më pas janë drejtuar drejt Kryeministrisë, aty ku kanë mbajtur edhe fjalimet e tyre.
Ndërkohë, itinerari i tyre i fundit është drejt rrugëve të kryeqytetit, i cili ka nisur tashmë, ku qytetarët shihen me pankarta dhe flamuj në duar.
Pak ditë më parë, organizatorët bënë publike kërkesat e tyre kryesore, mes të cilave përfshihen dorëheqja e kryeministrit dhe e qeverisë, si dhe krijimi i një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor

