Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme pranë qendrës tregtare TEG në Sauk.
A2 CNN raporton se një kamion ka rënë nga mbikalimi në autostradë. Nga të dhënat paraprake nuk konfirmohen viktima. Sipas efektivëve, shoferi i betonieres ka marrë lëndime të rënda, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se tre vite më parë një automjet tip Audi “fluturoi” nga rrethrrotullimi i në afërsi të TEG-ut, ku për pasojë humbën jetën tre të rinj.


