Pamje të rënda nga aksidenti te rrethrrotullimi i TEG-ut, ku mbetën dy të vdekur dhe një i lënduar

by Nexhat

Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme te rrethrrotullimi i TEG-ut.

Siç bën me dije Top Channel, një betoniere ka rënë nga lartësia pasi është përplasur me ‘Audin’.

banner

Nga aksidenti i rëndë kanë humbur jetën të dy personat që ndodheshin në betoniere, ndërsa ka mbetur i plagosur drejtuesi i ‘Audit’.

Drejtuesi i mjetit ‘Audi’, 28-vjeçari Roland Nuri ndodhet në spital dhe sipas informacioneve paraprake është në gjendje stabël.

Raportohet se viktimat që ndodheshin në betoniere janë shtetas të huaj, të cilët kishin ardhur në vendin tonë me një kontratë pune.

Policia sqaron se pas përplasjes betonierja ka çarë barrierat metalike mbrojtëse të rrethrrotullimit dhe ka rënë në nivelin e poshtëm të aksit rrugor TEG–Elbasan, në drejtim të Elbasanit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy