Ahmeti pas 24 vitesh vendos flamurin e Maqedonisë së Veriut në kabinet, ishte kërkesë e ambasadorëve

by Nexhat

Lideri i BDI‑së, Ali Ahmeti, në kabinetin e tij në selinë e partisë, më në fund ka vendosur flamurin e Maqedonisë së Veriut, i cili u vu re në fotografitë e publikuara pas takimit me ambasadorin e Austrisë në vend, Martin Pamer.

“Sot pata kënaqësinë të realizoj takim me ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Shkëlqesinë e tij, z. Martin Pamer.

banner

Biseduam hapur dhe konstruktivisht për zhvillimet politike në vend, perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe sfidat që kërkojnë përgjegjësi të përbashkët institucionale. Në takim përsërita se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian mbetet përcaktimi ynë strategjik dhe se nuk ka alternativë tjetër.

Theksova se përparimi drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian kalon në mënyrë të pashmangshme përmes respektimit të Marrëveshjes së Ohrit, forcimit të sundimit të ligjit, funksionimit të institucioneve mbi parimet e barazisë dhe demokracisë, si dhe përmbushjes së të gjitha obligimeve që dalin nga procesi i integrimit evropian.

Gjithashtu, theksova se ndërtimi dhe kultivimi i marrëdhënieve të mira ndëretnike, politika e fqinjësisë së mirë dhe krijimi i një ekonomie që siguron mirëqenie për qytetarët janë shtyllat mbi të cilat duhet të ndërtohet e ardhmja evropiane e shtetit tonë.

Vetëm duke i ruajtur këto vlera, Maqedonia e Veriut mund të vazhdojë përpara në mënyrë të sigurt, të qëndrueshme dhe dinjitoze”, shkroi Ahmeti pas takimit /Zhurnal.mk .

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy