Protesta në Tiranë ka hyrë në ditën e 54-të radhazi, ku qytetarët janë mbledhur për të protestuar para godinës së Kryeministrisë.
Grumbullimi i qytetarëve ka nisur fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, prej nga është zhvilluar një marshim përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, me destinacion godinën e Kryeministrisë.
Gjatë tubimit përpara Kryeministrisë, përfaqësues dhe pjesëmarrës në protestë kanë mbajnë fjalime dhe kanë artikuluar qëndrimet e tyre teksa sot shënohet protesta e 54-të radhazi.
Ndërkaq, paraditen e sotme protesta u shoqërua me përplasje me policinë ku 17 persona mbetën të lënduar dhe kanë marrë shërbim mjekësor në dy strukturat kryesore spitalore në Tiranë, ndërsa të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Sipas të dhënave nga strukturat e shëndetit publik, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) janë paraqitur 10 protestues.
Tre prej tyre kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe janë larguar nga spitali me këshillën e mjekëve. Ndërkohë, katër persona vijojnë të marrin trajtim në Urgjencën e QSUT-së, nën kujdesin e stafit mjekësor, ndërsa tre të tjerë po trajtohen në shërbimin e Toksikologjisë.
Të gjithë pacientët e paraqitur në QSUT janë jashtë rrezikut për jetën.
Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se situata e pacientëve po monitorohet nga ekipet përkatëse mjekësore

