Seanca me 6 gusht, Çitaku: Te shohim si do sillet VV me Listën Serbe, herën e kaluar kishin dakordim

by Nexhat

Pasi që U.D. Presidentja Albulena Haxhiu caktoi seancën konstituive të kuvendit me 6 gusht, Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se tash mbetet të shihet mënyra se si Lëvizja Vetëvendosje do të veprojë në raport me Listën Serbe.

“Seanca konstituive edhe me Rregulloren e Punës së Kuvendit edhe me aktet e tjera normative është me goxha karakter formal e solemn. Zgjidhet kryetari e nënkryetarët. Të shohim si do të sillen në raport me Listën Serbe, sepse herën e kaluar ka qenë kinse propozim i komuniteteve jo shumicë, por të gjithë e dimë që ata kanë një dakordim me Lëvizjen Vetëvendosje”, deklaroi Çitaku në Rubikon në Klan Kosova.

banner

Ajo shtoi se pas konstituimit të kuvendit nis faza e re politike dhe vlerësoi se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka mundësi të arrijë marrëveshje me deputetët e tjerë.

“Do të shohim agjendën por pastaj hyjmë në një kalendar të ri. Ka ende kohë Albin Kurti, përveç PDK-së, janë edhe 98 deputetë të tjerë në kuvend me të cilët mund të arrijë marrëveshje”, tha ajo.

Çitaku kritikoi gjithashtu qasjen e Kurtit ndaj ndarjes së pushtetit, duke pretenduar se ai është më i gatshëm të bashkëpunojë me subjektet joshqiptare sesa me partitë shqiptare.

“Është pak e çuditshme se si Albin Kurti nuk e ka problem të ndajë as pushtet, as përgjegjësi me subjektet e tjera joshqiptare. Ka subjekte që kanë vetëm 3 mijë vota dhe janë në Kuvend me një deputet, e ai nuk e ka problem të negociojë me ta e t’u japë ministri. Nuk e ka problem të ndajë pushtet me subjektet joshqiptare, por e ka problem ta ndajë me partitë shqiptare”, u shpreh Çitaku. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy