Moti i ligë në Itali, breshëri dëmton aeroplanin – piloti detyrohet të bëjë ulje emergjente

by informim

Aeroplani i pasagjerëve është dëmtuar rëndë gjatë stuhisë së fortë që goditi të hënën pjesët veriore të Italisë.

Agjencia italiane ANSA bën të ditur se një breshëri jashtëzakonisht i madh ka dëmtuar aeroplanin që po fluturonte nga Milano në Nju Jork.

banner

Aeroplani në fluturimin DL185 u ngrit pak para stuhisë nga Milano, megjithatë, u detyrua të ulej në aeroportin e Romës pasi copa akulli dëmtuan trupin dhe krahët e aeroplanit. Për fat të mirë nuk ka patur të lënduar.

Aviokompania Delta tha se aeroplani u devijua në aeroportin e Romës, pasi u përball me “kushte të pafavorshme moti” pas ngritjes.

“Aeroplani u ul i sigurt në aeroportin e Romës pak para orës 14:00 dhe pasagjerët zbritën normalisht. Aeroplani pësoi disa dëmtime gjatë motit të keq, i cili është duke u inspektuar nga ekipi ynë lokal i mirëmbajtjes”, u tha nga kompania.

Një grua, humbi jetën gjatë një stuhie të fortë që përfshiu pjesët veriore të Italisë.

Sipas agjencisë ANSA, gruaja (58) ka ndërruar jetë pasi mbi të ka rënë një pemë, e cila është shembur për shkak të motit të keq në Monza.

Autoambulanca ka mbërritur në vendin e aksidentit, por nuk kanë mundur të bëjnë asgjë, ndërsa zjarrfikësve iu është dashur një kohë e gjatë për të nxjerrë trupin e ngecur nën pemë

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy