Xhavit Haliti: Presidenti mund të jetë i PDK edhe pa pasur koalicion me VV-në

by Nexhat

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës Xhavit Haliti, ka deklaruar se presidenti mund të jetë i propozuar nga ky subjekt politik, pa pasur koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Në qoftë se PDK-ja mbetet jashtë qeverisjes, atëherë nuk e besoj se duhet me thanë që jemi në koalicion se e bëmë njërin nga figurat e caktuara në PDK të cilët e meritojnë ata që e meritojnë, e bëmë presidenti tonë”, tha Haliti në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova.

banner

“Jo që s’duhet me ndihmu procesin, por ky president në kushtet kur PDK-ja mbetet në opozitë edhe presidenti është i PDK-së atëherë opozitarizmi bëhet edhe me presidentin”, shtoi ai.

Derisa sot ushtruesja e detyrës së presidentit Albulena Haxhiu, në një konferencë për media bëri të ditur se seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, do të mbahet më 7 gushti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy