Arifi: LVV e ka organizuar një luftë hibride ndaj qytetarëve, me qëllim t’ua shpëlajë trurin

by Nexhat

Ish-ambasadori Avni Arifi tha se “pothuajse një dekadë propagandë, manipulim, linçim, shpifje e krijim i narrativave të rrejshme nuk kanë qenë spontane”, duke iu referuar llogarisë në Facebook me emrin “Lule Gjeli”, autori i të cilës u tha se është i lidhur me zyrtarë të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Nëse konfirmohet, e po duket se veç u konfirmua, se Lule Gjeli është koordinuar nga njerëz që veprojnë mbrenda LVV-së, atëherë po dëshmohet ajo që një pjesë e qytetarëve veç e kemi ditur”, shkroi Arifi në një postim në Facebook.

banner

Nëse kjo vërtetohet, atëherë sipas Arifit “del se VV e ka të organizuar një luftë hibride ndaj qytetarëve të Kosovës, me qëllim të shpëlarjes së trurit, deformimit të debatit publik dhe paraqitjes së të pavërtetës si e vërtetë”.

“Kjo do të ishte një nga format më të rënda të manipulimit politik që ka njohur Kosova pas luftës”, shkroi ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy