Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Penuhë të Podujevës, ku është përfshirë një kamion, si pasojë e të cilit ngarkesa që transportonte ka rënë në rrugë.
Për shkak të incidentit, komunikacioni në këtë segment rrugor është bllokuar përkohësisht.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse për të menaxhuar situatën dhe për të larguar ngarkesën nga rruga.

