Arifi: Kurti po sillet me arrogancën e numrave

by Nexhat

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Avni Arifi, tha se shtatë deputetët e këtij subjekti politik do të marrin pjesë në seancën konstituive të Kuvendit. Por, sipas tij, pa u plotësuar gjashtë kërkesat e Aleancës, ata nuk do të votojnë për kryetarin e Kuvendit, as për zgjedhjen e presidentit.

Në një bisedë për RTV21, Arifi tha se Kurti po sillet me arrogancën e numrave, prandaj nuk po i merr parasysh kërkesat e Aleancës.

banner

“Është arrogancë e numrave. Sjellja e tyre ndaj gjashtë kërkesave të Aleancës paraqet një rast tipik të arrogancës së numrave. Nëse ata dëshirojnë të jetojnë me këtë arrogancë të numrave, është në rregull, por nuk i kanë shtatë deputetët tanë, prandaj le ta gjejnë kuorumin diku tjetër. Ne nuk kemi kërkuar favore apo përfshirje në Qeveri.”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy