Aksident tragjik në Istog: Vdes motoçiklisti pas përplasjes me kamion në fshatin Veriq

by Nexhat

Një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot në fshatin Veriq të Istogut.

Sipas informacioneve të para, aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:15 dhe në të janë përfshirë një kamion dhe një motoçikletë.

banner

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipi i autoambulancës, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e motoçiklistit.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan deri te aksidenti fatal.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha për Klankosova se në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe ambulanca, ndërsa vdekja e viktimës u konstatua nga mjeku kujdestar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy