Oficeri i FSK-së përfundon me sukses kursin ushtarak në SHBA

by Nexhat

Nëntoger Kushtrim Fazliu ka përfunduar me sukses Kursin e Inxhinierisë Ushtarake EBOLC (Engineer Basic Officer Leader Course) që është një program i avancuar profesional i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara.

Sipas njoftimit të FSK-së, ku kurs synon zhvillimin e aftësive udhëheqëse, taktike dhe teknike të oficerëve të inxhinierisë ushtarake.

banner

Gjatë kursit, pjesëmarrësit aftësohen në planifikimin dhe zbatimin e operacioneve të inxhinierisë luftarake, ndërtimin e kapaciteteve mbështetëse dhe komandimin efektiv të njësive në mjedise komplekse operacionale.

“Nëntoger Fazliu për shkak të performancës së dalluar gjatë kursit është vlerësuar me dy çmime: Distinguished Honor Graduate, si oficeri ndërkombëtar me performancën më të lartë akademike, si dhe Iron Man Award, për performancën e lartë fizike”, thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy