Premtoi lopë, sera dhe termine për viza, aktakuzë ndaj gruas në Pejë – përfitoi mbi 11 mijë €

by Nexhat

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurës me inicialet Gj.M , për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Mashtrimi”.

Në njoftim thuhet se, sipas aktakuzës, e pandehura në periudha të ndryshme kohore gjatë viteve 2022-2024, përmes paraqitjes së rreme të fakteve dhe duke u prezantuar si përfaqësuese e një organizate joqeveritare, ka mashtruar një numër të konsiderueshëm qytetarësh duke u premtuar përfitimin e donacioneve, përfshirë krerë gjedhësh, sera bujqësore dhe ndërmjetësim për sigurimin e termineve për viza, në këmbim të pagesave të ndryshme.

banner

Me këto veprime e pandehura dyshohet se ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme shumën e përgjithshme prej 11 mijë e 650 euro.

“Prokurori i Shtetit, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Pejë që, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurën Gj.M ta shpallë fajtore për veprën penale që i vihet në barrë dhe ta dënojë sipas ligjit”, thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy