Ankesat për ujin në Prizren, ujësjellësi: S’kemi konstatuar defekte në lagjen “Bajram Curri”

by Nexhat

Banorët e lagjes “Bajram Curri” në Prizren kanë shprehur shqetësime në redaksinë e Klankosova.tv për shtypje të ulët të ujit të pijshëm, duke thënë se po përballen me vështirësi në furnizim.

Lidhur me këto pretendime, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka deklaruar se deri më tani nuk ka pranuar asnjë ankesë zyrtare apo verbale nga banorët e kësaj lagjeje për këtë problem.

Në përgjigjen e saj, kompania thekson se, pavarësisht mungesës së një ankese zyrtare, çdo informacion i pranuar nga qytetarët apo i publikuar në media trajtohet me seriozitet dhe verifikohet nga ekipet përkatëse.

banner
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy