Aksident mes tri veturave në Klinë, 3 të lënduar

by Nexhat

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur pasditen e së hënës në Klinë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova tha se në këtë aksident ishin të përfshira tri vetura.

banner

Ai theksoi se të lënduarit u dërguan për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.“Sot, rreth orës 15:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku që ka ndodhur në Klinë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura. Tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor”, deklaroi Rugova.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy