Një debat është zhvilluar mes gazetarëve Vehbi Kajtazi dhe Kreshnik Gashi gjatë emisionit “Rubikon” në Klan Kosova.
Përplasja nisi pasi Kajtazi ia përmendi Gashit se ky i fundit kishte deklaruar se gazetarët kanë marrë para “me çanta” nga Serbia.
“Dëgjoje, se nuk e kam thënë ashtu siç po thua ti”, iu përgjigj Gashi.
Pas kësaj, Kajtazi e pyeti drejtpërdrejt se “kush ka marrë para me çanta”?
Gashi mohoi se kishte bërë një deklaratë të tillë.
“Nuk kam thënë se kanë marrë para”, u shpreh ai.

