Opinionisti Labinot Balaj sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, foli për profilet e rreme dhe përmbajtjen që shpërndahet përmes tyre.
Duke folur për propagandën, ai tha se nuk duhet të reduktohet vetëm siç u shpreh “në pezhorativ propaganda”.
Balaj deklaroi se duhet të dihet se a ka linçime dhe anatemime të dikujt përmes këtyre profileve.
“Nuk reduktohet vetëm në pezhorativ propaganda. A ka linçim, anatemim të dikujt, në këtë sens po them”, deklaroi Balaj.

