Shembja e kranit në Prishtinë, Policia: Janë dy të lënduar, Prokurori i Shtetit ka nisur hetimet

by Nexhat

Një incident ka ndodhur ditën e sotme në Prishtinë, ku një punishte ndërtimi është shembur krani.

Lidhur me rastin, për Gazetën Express, është deklaruar zëdhënësi i policisë, Enis Pllana.

banner

Ky i fundit ka bërë të ditur se, si pasojë e rastit dy persona kanë mbetur të lënduar, dhe se, njësitet relevante bashkë me prokurorinë e shtetit kanë nisur hetimet.

‘’Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se dy persona kanë mbetur të lënduar, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme. Aktualisht njësitet relevante në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë filluar hetimet për sqarimin e rrethanave të rastit’’, ka thënë Pllana

Shembet krani në një punishte në rrugën A në Prishtinë, në vendngjarje shihen dy autoambulanca dhe policia

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy