Lushtaku reagon pasi u shpall i pafajshëm në rastin “Drenica”: Akuzat në thelb bazoheshin në deklarata e në dëshmitarë të rrejshëm

by Nexhat

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka reaguar pasi është shpall i pafajshëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë për rastin “Drenica”, si pjesë e pjesë e aktakuzave të ngritura nga Prokuroria e EULEX-it.

Ai tha se ky rast përmbylli disa procese të gjata për të, të cilat kanë nisur 13 vjet më parë.

banner

“Gjykata Themelore në Prishtinë, shpalli sot aktgjykimin me të cilin u konfirmua pafajësia ime edhe ndaj akuzave për ndikim në dëshmitarë në rastin “Drenica 1”, si pjesë e aktakuzave të ngritura nga Prokuroria e EULEX-it. Ky rast shënon përmbylljen e disa proceseve të gjata e të rënda për mua, të cilat nisën para 13 vitesh, me një varg procesesh gjyqësore, me qëllim dënimin tim përmes akuzave që në thelb bazoheshin në deklarata e në dëshmitarë të rrejshëm”.

“Sot, sikurse në të gjitha proceset e mëparshme, gjykata vërtetoi pafajësinë time duke më shpallur të pafajshëm për çdo akuzë të ngritur ndaj meje. Kam besuar gjithmonë se e vërteta nuk mund të mposhtet dhe se, pavarësisht sfidave, vonesave e padrejtësive, ajo do të triumfojë një ditë. Falënderoj familjen time, bashkëluftëtarët, miqtë dhe të gjithë qytetarët që më kanë qëndruar pranë e nuk e kanë humbur asnjëherë besimin tek unë.  Mbështetja juaj e vazhdueshme ka qenë forca ime gjatë gjithë kësaj periudhe. Faleminderit përjetësisht”, ka shkruar ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy