“Disi fetah”, Muhaxheri thotë se Abdixhiku pas zgjedhjeve të shkurtit vendosi vetë “as me pozitën as opozitën”

by Nexhat

Kryetari i Pejës dhe anëtari i Kryesisë së LDK’së Gazmend Muhaxheri i cili sonte është i ftuar në emision Pressing ka deklaruar se pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku mori një qëndrim që mos të shkojnë as me pozitën as me opozitën.

Ai tha se ky ka qenë vetëm qëndrim i tij, për këtë pati edhe përgjegjësi.

banner

“Kryetari pas zgjedhjeve të shkurtit ka marrë një qëndrim, që ka qenë i tij dhe i askujt tjetër. Ka thënë as me pozitën as me opozitën,  po disi si Fetah. Ka qenë përgjegjësi e tij”, ka thënë ai.

Dega e LDK’së në Pejë që udhëhiqet nga Gazmend Muhaxheri, muajin e kaluar, ka kërkuar që Abdixhiku të japë dorëheqje si akt moral për rezultat për rezultatin e kësaj partie na zgjedhjet e 7 qershorit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy