Kryetari i Komunës së Pejës dhe anëtari i Kryesisë së LDK’së Gazmend Muhaxheri i cili sonte është i ftuar në emision Pressing në T7, ka deklaruar se aktualisht nuk ka kandidat për kryetar.
“Unë kam thënë as une, as Imri Ahmeti, as Avdullah Hoti nuk është kandidat…Munden me u shfaq më vonë kandidaturat, për momentin nuk ka kandidat për kryetar”, tha Muhaxheri në Pressing.
Dega e LDK’së në Pejë që udhëhiqet nga Gazmend Muhaxheri, muajin e kaluar, ka kërkuar që Abdixhiku të japë dorëheqje si akt moral për rezultat për rezultatin e kësaj partie na zgjedhjet e 7 qershorit.

