Të paktën pesë persona kanë humbur jetën, ndërsa 41 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një traget me 271 persona në bord u përfshi nga flakët pranë ishullit Java në Indonezi.
Sipas autoriteteve, trageti “Mutiara Sentosa 2” po udhëtonte nga Surabaya drejt Makassarit kur shpërtheu zjarri, raporton CNN.
Ekipet e shpëtimit dhe anijet që ndodheshin në afërsi arritën të evakuojnë 225 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit.
Operacioni i kërkim-shpëtimit po vazhdon, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e zjarrit.
Indonezia, e përbërë nga mbi 17 mijë ishuj, përballet shpesh me aksidente detare, të cilat lidhen kryesisht me mangësi në zbatimin e standardeve të sigurisë.

