Pal Lekaj: Këta deputetë të LVV-së i kam shokë shumë të mirë, edhe Armend Mujën e kam pasë shok

by informim

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka treguar në Frontal në T7 se i ka “shokë shumë të mirë” disa deputetë të LVV-së.

Lekaj tha se komunikom me shumicën e deputetëve të partisë në pushtet dhe se si katolik, marrëdhëniet më të mira i ka me deputetët që tha se po quhen “rebelë” dhe “islamistë”.

banner

“Beso me shumicën prej tyre, komunikoj me ta. Besoni që kam.. sidomos me këtë grupin që po i quajnë ‘rebelë’, islamista, që është me të ardhë keq. Më besoni që komunikoj. Se unë jam katolik, po bash që i quajnë ashtu komunikoj me ta. Besoni i kam shokë shumë të mirë”, tha ai.

Lekaj tha se “është për me të ardhë keq që klasifikohen si islamistë”.

“Pothuajse me 80% të deputetëve të Vetëvendosjes kam komunikim shumë të mirë”, tregoi ai.

“Pak ka që nuk flas. Janë 3-4 veta..”, tha Lekaj.

Me Armend Mujën, me të cilin së fundmi pati një përplasje të ashpër në Kuvend, Lekaj tha se e ka pasur “shumë shok”.

“Armendin e kam pasur shumë shok dhe kam komunikuar me të”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy