Pacolli me një postim për mërgimtarët: Të jenë të mirëseardhur, jo veç për kuletat e tyre

by informim

Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka shkruar një postim në Facebook për mërgimtarët.

Ai ka thënë se shpreson se kjo kategori shoqërore të jetë e mirëseardhur jo vetëm për kuletat, pore dhe për dashurinë.

Pacolli ka shkruar edhe për ndjenjën e të jetuarit jashtë Kosovës.

”Ndjenjen e të jetuarit në diasporë e dinë vetëm ata që e kanë bërë apo vazhdojnë ta bëjnë. Nuk është e lehtë dhe shumica e bëjnë nga nevoja. Por, nuk ka gjë më të bukur sesa ta shohësh Kosovën këto ditë të mbushur me bashkatdhetarë. Do të doja shumë që bashkatdhetarët të jenë të dëshiruar e të mirëseardhur, jo vetëm për kuletat e tyre por edhe  për ndjenjen e dashurisë. Ju uroj të gjithëve një mirëseardhje të ngrohtë dhe shpresoj që të keni një qëndrim të mrekullueshëm. Kosova është shtëpia jonë e përbashkët dhe dashuria jonë e madhe“, ka shkruar ai. 

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023