Gorani: Nëse qytetarët qenkan të kënaqur me Kurtin, atëherë ata s’paskan asnjë telash

by informim

Dukagjin Gorani, gazetar, ka komentuar në Pressing të T7, matjen e “Balkan Barometer 2023”, ku thuhet se Qeveria e Kosovës ka mbështetje 51.50 për qind të mbështetjes.

Për këtë, Gorani thotë se nëse shoqëria është e kënaqur me Qeverinë, atëherë nuk ka probleme, rrjedhimisht nuk ka nevojë për brengosje.

banner

“Nëse shoqëria është e kënaqur shoqëria nuk paska telashe, nëse nuk ka telashe atëherë nuk paskemi për çfarë të brengosemi. Unë shpresoj që është kësisoj. Nga kjo përqindje po del që kjo shoqëri nuk ka telashe as me Qeverinë, e as me probleme politike e strukturore”, ka thënë Gorani.

Gazetari ka përmendur zhvillimet në Veri që sipas tij nuk janë rrugë e mirë e Kosovës.

Por ai thotë se ky vetëm mund të jetë perceptimi i tij, por jo edhe i shoqërisë.

Përmendi sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës duke thënë se në plan afat-gjatë janë shumë të dëmshme.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy