Komandanti i KFOR’it, Ozkan Ulutas, ka pritur në takim senatoren Joni Ernst.
Në njoftim bëhet e ditur se, ky takimi ka qenë një mundësi që Ulutas, të paraqiste situatën e sigurisë në rajon, theksuar përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.
‘’ Me këtë rast, gjeneralmajor Ulutaş shprehu gjithashtu mirënjohjen e tij për kontributin e kahershëm dhe të vlefshëm të Shteteve të Bashkuara në misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO’’, thuhet në njoftim.
Postimi:
Komandanti i misionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës të udhëhequr nga NATO (KFOR), gjeneralmajor Özkan Ulutaş, mirëpriti senatoren Joni Ernst, senatore e Shteteve të Bashkuara dhe anëtare e Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit (SASC), në Shtabin e KFOR-it në Kampin Film City në Prishtinë.
Takimi ishte një mundësi për komandantin që të paraqiste situatën e sigurisë në rajon, duke theksuar përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.
Me këtë rast, gjeneralmajor Ulutaş shprehu gjithashtu mirënjohjen e tij për kontributin e kahershëm dhe të vlefshëm të Shteteve të Bashkuara në misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, për të kontribuar në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, si dhe për garantimin e lirisë së lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

