Haradinaj nderon dëshmorët e Gllogjanit dhe Irzniqit: Përgjithmonë në kujtesën tonë

by Nexhat

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj ka kujtuar të rënët e gushtit të vitit 1998 në Gllogjan dhe Irzniq.

Haradinaj, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social ka thënë se heroizmi i tyre, frymëzoi shumë luftëtarë lirie e shumë beteja të tjera deri në çlirimin e vendit.

banner

Postimi i tij i plotë:

Me dhembje e krenari, sot në Gllogjan dhe Irzniq, kujtuam të rënët e javës së dytë të gushtit 1998: Enver dhe Orhan Halilaj, Arton Hasanaj, Arben Ahmetaj, Halil Sejfijaj, Naim Nimanaj, Maxhun Çekaj, Gëzim Dervishaj, Halil Berisha, Malë Zejnaj, Nexhat Humaj, Naser Idrizaj, Hasan Osmani, dhe Agron Thaqi.

Po ashtu, me shumë bashkëluftëtarë, në Ditën e Dëshmorëve të fshatit Irzniq, bëmë zbulimin e pllakës përkujtimore, në nderim të të rënëve të këtij fshati, i cili në luftën për liri dha luftëtarë të shquar dhe dëshmorë të kombit.

Heroizmi i tyre, frymëzoi shumë luftëtarë lirie e shumë beteja të tjera deri në çlirimin e vendit.

Përgjithmonë në kujtesën tonë historike!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy