BE-ja për deklaratën e Vuçiqit për ndryshim të rrjedhës së Ibrit: S’i ndihmojnë normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi

by Nexhat

Bashkimi Europian thotë se deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq – i cili tha të dielën se po e shqyrtojnë ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër – nuk e mbështesin normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Zëdhënësja e BE-së për çështje të jashtme, Annita Hipper, u pyet në një konferencë për media nëse këto deklarata të Vuçiqit dhe një veprim i mundshëm i tillë do të kishte ndikim në procesin e anëtarësimit të Serbisë në BE.

banner

“Do ta nis me çështjen kryesore që e kemi përpara, që janë deklaratat e bëra. Dhe deklaratat, përfshirë ato për ndryshimet e mundshme të rrjedhës së lumit dhe veprimet nuk e mbështesin këtë objektiv për të pasur një marrëdhënie normale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kjo mund të arrihet vetëm përmes dialogut”, tha ajo.

“Gjithashtu, rikujtojmë se përparimi në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është parakusht që secila palë të përparojë në rrugën europiane”, shtoi Hipper.

Vuçiq tha të dielën se Serbia po e shqyrton ndryshimin e rrjedhës së lumir Ibër për shkak të, siç tha, qëndrimit të autoriteteve të Kosovës ndaj komunitetit serb.

Ai tha se ka ftuar “ekspertë”, të tillë si “inxhinierë dhe të tjerë” dhe shtoi se kanë “arsye të ndryshme për ndryshimin e rrjedhës së ujit të Ibrit”.

“Kështu që do të shohim se çfarë do të bëjnë shqiptarët dhe si do të sillen”, u tha Vuçiq gazetarëve gjatë një vizite në punimet në një urë në Beograd.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy