Ish-koloneli i FSK-së, Afrim Veseli, ka folur për KosovaLive në T7 lidhur me largimin gradual të KFOR-it nga Ura e Ibrit në Mitrovicë.
Veseli ka thënë se meritat për këtë zhvillim nuk duhet t’i atribuohen vetëm një personi, por një gjenerate njerëzish që, sipas tij, kanë punuar për vite me radhë për të arritur këtë moment.
Megjithatë, ai theksoi rolin e gjeneralit dhe ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, duke thënë se ai është “në krye të krejt kësaj”.

