“S’duhet me qenë jurist për me i kuptu shkeljet” – Daka ‘godet’ Vetëvendosjen

by Nexhat

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka deklaruar se situata aktuale në Kuvend përbën shkelje kushtetuese.

Në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova, Daka tha se shkelja është evidente dhe se për ta kuptuar atë nuk është e nevojshme të jesh jurist.

banner

“Po në fakt, këtë as unë vetë nuk e kuptoj, sepse se ka shkelje kushtetuese. Nuk duhet me qenë shumë jurist për me e kuptu, sepse qartazi nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi është dashur të konstituohet në afat prej 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve dhe ajo ditë ka kaluar më 7 gusht”, tha Daka.

Ajo theksoi se, sipas saj, vendi tashmë ndodhet në një gjendje jo kushtetuese.

“Kështu që kemi një shkelje kushtetuese dhe një gjendje jo kushtetuese, është evidente”, deklaroi ajo në Klan Kosova

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy