Policia vazhdon kontrollet në fshatin Jabukë të Zubin Potokut

by Nexhat

Kontrollet e Policisë së Kosovës në fshatin Jabukë, në zonën e Zubin Potokut, kanë vazhduar edhe sot. Aksioni, po zhvillohet në kuadër të kontrolleve për dyshime që lidhen me posedimin e armëve ilegale.

Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar për RTK se kontrollet janë duke vazhduar edhe në lokacione të tjera.

banner

Deri tani nuk është bërë e ditur nëse janë gjetur armë apo nëse ka persona të arrestuar.

Për rezultatet e kontrolleve, Elshani ka thënë se për momentin nuk mund të japë detaje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy