Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Sala Jashari, është përplasur me u.d presidenten Albulena Haxhiun, në sallën e Kuvendit, ku janë pritur mërgimtarë.
Jashari i ka kërkuar Haxhiut që t’u tregojë të rinjve se si sillet ajo me një deputete të re,
‘’Tregoj se si sillet një ushtruese e detyrës me një deputete të re. Tregoj të rinjve që kur të kryjn fakultetin se çfarë të ardhme e kanë në Kosovë’’, ka thënë Jashari.
Haxhiu dëgjohet teksa i thotë asaj ‘’qetësi’’.
Ndërsa Jashari i përgjigjet me ‘’jo nuk ka qetësi. Nuk ka qetësi e nderume.”.

