Gruda, PDK: Kur sot shkelin Kushtetutën, nesër trokasin në dyert e qytetarëve, është fillimi i instalimit të një regjimi autoritar

by Nexhat

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda tha se vendi “është marrë peng” nga Lëvizja Vetëvendodjse.

Duke kërkuar vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, Gruda tha se mospërgjigjja e pushtetit konfirmon instalimin e një regjimi autoritar.

banner

“Qytetarët e Kosovës duhet ta dinë që nëse sot Kushtetuta shkelet për një afat, për një procedurë, nesër ky pushtet autoritar do të trokasë në derën e çdo qytetari të Kosovës për t’ia shkelë të drejtat elementare, për t’ia shkatërruar biznesin, për ta nxjerrë prej punës, për ta degraduar në punë”, tha ai.

Gruda theksoi se “Kosova është marrë peng. Institucionet e Kosovës janë marrë peng”.

“Kjo është fatkeqësi e madhe ndaj të cilës duhet të përgjigjemi të gjithë bashkë, jo vetëm si Parti Demokratike, por si shoqëri, për të ruajtur atë që kemi ndërtu”, tha ai.

“Asnjë regjim autoritar nuk është instaluar brenda natës. Ky është fillimi i instalimit të një regjimi autoritar”, tha Gruda.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy