Gashi: Situata në Kuvend po shkon drejt përplasjeve fizike, po mungon pozicioni i qartë e i fortë i LDK

by Nexhat

Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me tensionet në Kuvend, ka thënë se situata ‘’po shkon drejt përplasjeve fizike’’.

Në postimin e tij, Gashi ka vlerësuar se, ‘’në këtë moment kritik’’, është duke munguar ‘’një pozicionim i qartë dhe i fortë’’ i LDK’së.

banner

Postimi:

Situata në Kuvend po shkon drejt përplasjeve fizike, ndërsa insistimi për bllokimin e tij vazhdon.

Në këtë moment kritik, po mungon një pozicionim i qartë dhe i fortë i LDK-së.

Në fakt, Kosovës po i mungon LDK-ja. Po i mungon fryma Rugoviane.

Sepse kur institucionet bllokohen dhe tensionet rriten, Kosovës i duhet më shumë dialog, maturi, shtet dhe Republikë.

Është koha që LDK-ja të flasë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy