Ramadani pas thirrjes skandaloze për pushkatimin e Haradinajt: Atë që nuk e bëri Haga dhe Serbia po tentojnë ta bëjnë në Kuvend

by Nexhat

Deputeti i zgjedhur i AAK-së, Burim Ramadani, shprehet se “thirrja e sotme për pushkatimin e ish-kryeministrit dhe komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinaj, brenda institucionit më të lartë të shtetit, është një akt kriminal e terroizues, që meriton dënimin më të ashpër ligjor dhe shoqëror”, referuar deklaratës së një mërgimtari gjatë vizitës së tij në Kuvendin e Kosovës.

Prandaj, Ramadani thotë se “jo veç narko-testi, këtyre edhe ADN-ja duhet t’i bëhet”.

banner

Tutje, Ramadani ka shkruar:

Ajo që dëgjuam sot thirrje për vrasje. Të kërkosh pushkatimin e njeriut që dha gjithçka për lirinë e këtij vendi, që bëri Ushtrinë e Kosovës është çmenduri politike dhe kombëtare.

Këtë që kërkoi ky person sot në mes të Prishtinës, Serbia e ka kërkuar qe dy dekada.

Atë që nuk e bëri dot Haga dhe Serbia, po tentojnë ta bëjnë sot brenda sallës së Kuvendit tonë!

Është e tmerrshme që këto thirrje monstruoze ndodhin në sy të deputetëve dhe udhëheqësve institucionalë pa marrë asnjë reagim të menjëhershëm.

Kuvendi i Kosovës nuk është pronë private e askujt për t’u shndërruar në gjykatë linçimi dhe platformë të agjendave që i shkojnë për shtati vetëm Beogradit.

Organet e rendit dhe prokuroria duhet menjëherë ta arrestojnë këtë gjakprishur!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy