Ngjarjet në Kuvend, Prokuroria thotë se u kërcënua një polic – autorizon policinë t’i sigurojë pamjet

by Nexhat

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton se lidhur me postimet e publikuara në rrjetet sociale, përmes të cilave dyshohet se është kërcënuar një zyrtar policor, “prokurori kujdestar ka autorizuar Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësinë e Hetimeve të Përgjithshme (NJHP), që të ndërmarrë  të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të kësaj çështjeje”. Ky zhvillim vije pas përplasjeve verbale e fizike sot në Kuvendin e Kosovës.

Në njoftim thuhet se “në kuadër të veprimeve hetimore, Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës për sigurimin dhe administrimin e pamjeve nga kamerat e sigurisë në objektin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, me qëllim të mbledhjes dhe sigurimit të provave relevante lidhur me këtë rast”.

banner

“Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të rastit si dhe sigurimin e provave të nevojshme, në përputhje me kompetencat dhe dispozitat ligjore në fuqi”, përfundon njoftimi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy