“Kurti s’ka kontribut për shtetin”, Behrami: Të bashkohemi për t’i ndalur veprimet e tij

by Nexhat

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, sërish ka reaguar për situatën e krijuar sot në legjislativin e vendit, si dhe për krizën politike.

Ai ka ftuar për bashkim, për siç ka thënë, t’i ndalin veprimet e kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

banner

Për Behramin e PDK-së, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, nuk ka asnjë kontribut për shtetin e Kosovës.

“Albin Kurti nuk ka dhënë asnjë kontribut për shtetin dhe, rrjedhimisht, nuk ka kurrfarë ndjeshmërie për Kushtetutën dhe institucionet tona. Le të bashkohemi për t’i ndalur veprimet e tij, me të cilat po e dëmton shtetin!”, ka shkruar Behrami në rrjetin social Facebook.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy