Paralajmëron edhe Deliu-Kodra: PDK s’ndalet – do jemi në Kuvend, në rrugë e kudo

by Nexhat

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka paralajmëruar se kjo parti do të vazhdojë veprimet e saj, në një kohë kur, sipas saj, Kosova po përballet me një “hallakamë politike”.

Duke folur në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, Deliu-Kodra u ka bërë thirrje deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje që të reflektojnë për pasojat që, sipas saj, po i shkaktohen vendit.

banner

“PDK nuk do t’i ndalë veprimet. Do të jemi në Kuvend, në rrugë, kudo për ta mbrojtur rendin kushtetues të Republikës. Po iu bëj thirrje deputetëve të LVV-së që t’i thërrasin mendjes dhe të mendojnë se çfarë dëmi po i shkaktojnë Kosovës. Ky stagnim do të shkojë në dëm të interesit jetik të Republikës”, deklaroi ajo

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy