E akuzoi për bashkëpunim me të arrestuarin e sotëm për spiunazh, kryetari i Dragashit paralajmëron kallëzim në polici ndaj zyrtarit të VV

by Nexhat

Ish-kandidati për kryetar të Dragashit nga Lëvizja Vetëvendosje, Filiz Mustafa, ka deklaruar se i dyshuari nga Dragashi, Fehim Sali, që u arrestua sot për spiunazh, nuk është “bashkëpunëtori i vetëm” i pushtetit komunal të LDK’së në këtë komunë që ka ushtruar këso veprimtari dhe e akuzoi kryetarin e komunës Bexhet Xheladini se “nuk e ka problem bashkëpunimin edhe me njerëz të tillë”.

“Ky nuk është bashkëpunëtori i vetëm i pushtetit komunal të LDK-së në Sharr që ka ushtruar një veprimtari të tillë. Hetimi duhet të zgjerohet edhe më tutje, edhe tek ata që janë me funksione brenda ekzekutivit lokal në Sharr, edhe tek partnerët e tjerë të koalicionit të Bexhet Xheladinit, i cili kur të vjen në pyetje pushteti nuk e ka problem bashkëpunimin edhe me njerëz të tillë që dihet botërisht se satelitë të kujt janë”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

banner

Këtë akuzë e ka mohuar Xheladini duke paralajmëruar kallëzim në polici ndaj Mustafës.

“Personi që është arrestuar nuk është punëtor i sistemit kosovar të arsimit. Ai s’ka lidhje me komunën, absolutisht. Ai pagë nga komuna s’merr dhe s’është punëtor i komunës. Ai është i sistemit paralel”, tha Xheladini, duke mohuar se i dyshuari është pjesë e ndonjë partie politike në këtë komunë.

“Sot zyrtarët tanë janë duke përgatitur shkresën për kallëzim në polici”.

Fehim Sali u arrestua sot në mëngjes në pikën kufitare të Merdarës nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të spiunazhit.

Siç raportoi RTK më herët, ai punon si arsimtar në shkollën serbe “9 Maji” në Rapçë të Dragashit dhe më herët ka qenë i angazhuar në Këshillin Konsultativ për Komunitete pranë Zyrës së Presidentes.

Filiz Mustafa në zgjedhjet e fundit të qershorit ka qenë edhe kandidat për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy