Komunat planifikojnë protestë në mbrojtje të buxheteve komunale

by Nexhat

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar se komunat planifikojnë të protestojnë në mbrojtje të buxheteve komunale.

Ibrahimi tha se protesta pritet të mbahet në shtator, duke theksuar se komunat po kërkojnë zgjidhje për problemet financiare me të cilat po përballen.

banner

Sipas tij, niveli qendror u ka borxh komunave rreth 360 milionë euro, ndërsa kjo situatë po ndikon në funksionimin dhe realizimin e projekteve në nivel lokal.

Ai tha se Asociacioni i Komunave të Kosovës do të vazhdojë të kërkojë që obligimet financiare ndaj komunave të përmbushen. /Klankosova

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy