Vuçiq këmbëngul për devijimin e Ibrit, tani pretendon se kërkesa kishte ardhur edhe nga Novi Pazari

by Nexhat

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vazhduar ta mbrojë idenë e tij për zhvendosjen e rrjedhës së lumit Ibër, pavarësisht reagimeve negative nga Kosova dhe Evropa.

Kësaj here, Vuçiqi ka sjellë në argumentimin e tij edhe Novi Pazarin, duke pretenduar se Komuna e këtij qyteti dhe disa organizata nga atje e kishin kërkuar një ndërhyrje të tillë në të kaluarën, në kuadër të një projekti për ndërtimin e një hidrocentrali të vogël pranë Ribariqit.

banner

Gjatë një vizite në juglindje të Serbisë, Vuçiqi tha se për këtë çështje kishte ekzistuar edhe dokumentacion paraprak dhe njoftoi se javën e ardhshme do të formohet një grup ekspertësh që do të merret me projektin.

“Dikur këtë e kërkonte Komuna e Novi Pazarit dhe disa organizata nga ai qytet”, pretendoi Vuçiqi, duke iu përgjigjur reagimeve ndaj paralajmërimit të tij për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit.

Ai nuk dha detaje konkrete se si do të realizohej projekti, por këmbënguli se kundërshtimet ndaj tij, sipas tij, burojnë nga ideja se Serbia po synon të veprojë kundër dikujt.

Ndërkohë, deklarata e Vuçiqit për devijimin e Ibrit ka nxitur reagime të shumta, pasi lumi përshkon edhe territorin e Kosovës dhe ka rëndësi të madhe për furnizimin me ujë dhe burimet ujore në vend.

Për çështjen e Ibrit, presidenti serb njoftoi se grupi ekspertësh pritet të nisë punën javën e ardhshme. /N1

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy