Ukraina ka lëshuar qindra dronë të dielën, duke goditur disa rajone në Rusi.
Raportohet se ky ka qenë një prej sulmeve më të mëdha të Ukrainës ndaj Moskës, që nga fillimi i luftës në shkurt të vitit 2022, duke lënë të paktën gjashtë të vdekur dhe disa të plagosur.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka deklaruar se kishte shkatërruar 822 dronë ukrainas gjatë natës. Kurse, sipas kryebashkiakut të Moskës, Segei Sobyanin, rreth 600 dronë janë zbuluar duke u drejtuar drejt kryeqytetit rus.
Gjithashtu, ai ka konfirmuar se një sulm ukrainas kishte shkaktuar një zjarr në një magazinë në pronësi të gjigantit rus të shitjeve me pakicë Ëildberries në qytetin e Podolskut, ku pamjet e shpërndara nga mediat ruse tregonin zjarr masiv e tym të madh.
Një sulm me dronë goditi tre qytete në rajonin jugperëndimor rus të Rostovit, duke vrarë pesë persona, tha guvernatori lokal Yury Slyusar. Sulmi, me më shumë se 150 dronë, dëmtoi disa shtëpi dhe një stacion hekurudhor dhe shkaktoi një zjarr pyjor.
Ukraina thotë se magazinat po përdoren si “objekte logjistike” për pajisje ushtarake, diçka që Kremlini e ka mohuar.
Sulmet e Ukrainës dhe Rusisë janë intensifikuar javët e fundit.
Ndërkohë, sulmet ka pasur gjatë natës edhe në Ukrainë, ku janë goditur disa objekte, që sipas presidentit, Volidymyr Zelensky, Rusia po sulmon me raketa balistike infrastruktrën civile

