Paralajmërim për rrezikun nga rënia e degëve dhe pemëve në pyjet zvicerane

by Nexhat

Vala e vazhdueshme e të nxehtit dhe thatësira kanë dobësuar pemët në pyjet e Zvicrës, duke shtuar rrezikun për këmbësorët, alpinistët dhe çiklistët.

Sipas Fondit Kombëtar Zviceran të Sigurimit nga Aksidentet (Suva), janë bërë më të shpeshta rastet kur degët apo edhe pjesë të mëdha të kurorave të pemëve bien papritur. Problemi është evidentuar veçanërisht në Plateau-n Zviceran dhe në rajonin Jura, transmeton albinfo.ch.

banner

Rreziku mund të jetë i vështirë për t’u identifikuar, pasi edhe pemët që nga jashtë duken të shëndetshme mund të jenë dobësuar nga temperaturat e larta dhe mungesa e ujit.

Suva këshillon qytetarët të mos qëndrojnë për kohë të gjatë nën pemë të mëdha dhe të shmangin hyrjen në pyje gjatë erërave të forta.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy